Pre. Shk 21st, 2025

Trumpi përplaset rëndë me Zelenskyn: Diktator që e shkatërroi Ukrainën, lufta nuk është e jona

Presidenti amerikan, Donald Trump është përplasur rëndë me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e ka quajtur diktator.

Në një postim në rrjetet sociale, Trumpi gjithashtu ka pasur kritika të mëdha edhe për Evropën që ka dështuar të ndalë luftën, e cila, sipas tij, nuk është e Amerikës.

“Mendoni pak, një komedian i suksesshëm e modest, Volodymyr Zelenskyy, i foli për SHBA-në që ka shpenzuar 350 miliardë dollarë, që të shkonte në luftën që nuk mund ta fitonte, por luftë, e cila pa SHBA-në dhe ‘Trumpin’ nuk mund të ndalet”, ka shkruar Trump.

“SHBA-ja ka shpenzuar 200 miliardë dollarë më shumë se Evropa dhe paratë e Evropës janë të garantuara, derisa SHBA-së nuk do t’i kthehet asgjë. Pse nuk kërkoi barazim Bideni i përgjumur, në këtë luftë që është më e rëndësishme për Evropën sesa për ne – kemi një oqean të madh e të bukur që na ndanë”, ka shtuar presidenti amerikan.

Për Zelenskyyn ka thënë se është diktator pa zgjedhje.

“Më mirë e ka që të lëvizë shpejtë sepse do të mbetet pa shtet. Në të njëjtën kohë, ne po negociojmë fundin e luftës me Rusinë, diçka që të gjithë e pranojnë se vetëm Trumpi dhe administrata e tij mund ta bëjnë. Bideni kurrë nuk tentoi, Evropa dështoi ta sjellë paqen dhe Zelenskyy ndoshta dëshiron ta mbajë në lëvizje trenin e ndryshkur. E dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë punë të tmerrshme, shteti i tij është shkatërruar dhe miliona njerëz kanë vdekur panevojë… dhe kështu me radhë…”, ka shkruar Trump

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *