Mër. Dhj 18th, 2024

Turqia po grumbullon forca përgjatë kufirit me Sirinë, flitet se mund ta pushtojë

Zyrtarët e lartë amerikanë pretendojnë se Turqia dhe milicitë besnikë ndaj tyre po grumbullojnë forca përgjatë kufirit me Sirinë, duke rritur frikën se Ankaraja po përgatitet të pushtojë territorin e kontrolluar nga kurdët sirianë, të cilët mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forcat përfshijnë luftëtarë nga disa milici, si edhe komando turke dhe artileri të rëndë, të përqendruar pranë Kobanit, një qytet me shumicë kurde në Siri në kufirin me Turqinë, thanë zyrtarët e paidentifikuar.

Një operacionin ndërkufitar turk duket i pashmangshëm, tha njëri prej tyre.

Ilham Ahmed, një zyrtar i administratës civile kurde siriane, i tha presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, se një operacion turk dukej shumë i mundshëm, duke i kërkuar atij të bënte presion ndaj presidentit turk Erdogan që të mos dërgonte trupa përtej kufirit.

Sekretari i Shtetit i SHBA-së Antony Blinken udhëtoi për në Turqi javën e kaluar. Ai foli me Erdoganin për të ardhmen e Sirisë dhe kërkoi garanci se Ankaraja do të kufizonte operacionet kundër vëllezërve kurdë, por ai nuk mori asnjë garanci specifike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *