Sht. Nën 23rd, 2024

U arrestua nga policia serbe në kufi/ Veteranit të luftës Hasan Dakaj i vazhdohet masa e paraburgimit edhe për 30 ditë

Ish ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në fillim të janarit nga policia serbe kinse për krime lufte, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 30 ditë. Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se autoritetet serbe po vazhdojnë ta mbajnë të kidnapuar veteranin e luftës.

“Edhe pse këto 30 ditë familja Dakaj e mbështetur vetëm nga fshati Korishë e Prizrenit dhe nga përpjekjet e mia modeste jashtë mundësive që të angazhohemi direkt në Serbi, ankthin dhe friken po e përjeton e vetmuar pa asnjë mbështetje konkrete nga Qeveria e Kosovës. Nuk mund të quhet mbështetje e Qeverisë MPJD-së për Hasan Dakaj as familjen Dakaj, vetëm përgjigja në telefon dhe deklarimi formal i zyrtarëve te MPJD-se se e vizituan njëherë Hasan Dakaj në burgun e Beogradit”, ka deklaruar avokati Smakiqi.

Prandaj, sipas tij, lehtësisht Serbia i burgosë e i torturon ish-pjestarët e UÇK-së, në mungesë dhe indiferncë totale diplomatike e politike të Qeverisë së Kosovës jo vetëm në rastin Dakaj por edhe te Nezir Mehmetaj.

“Ne do të vazhdojmë betejën juridike edhe pse kidnapimi i tij është politikë, duke bashkëpunuar ditë dhe natë me mbrojtjen sipas detyrës zyrtare të Hasan Dakaj që të vërtetohet se u kidnapua pa asnjë provë dhe krejt gabimisht nga policia serbe në Merdare”, ka thënë avokati.

Ai në fund thotë se Hasan Dakaj po e paguan me lirinë e tij personale liberalizmin e vizave të Kosovës, andaj Qeveria e Kosovës duhet të mos mbetet indiferente në rastin e tij, por të ndërmarrë veprime konkrete efektive diplomatike të ndërmjetësit në Bruksel që ta detyrojë shtetin serb që ta lirojë menjëherë, sepse është ndalim kidnapim hakmarrës politik

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *