Sht. Nën 23rd, 2024

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, dalin detaje për rastin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në Prishtinë, ku një person me forcë e kishte futur në veturën e saj një grua, gjersa ka kanosur edhe një vozitës tjetër.

Rasti kishte ndodhur të mërkurën në Prishtinë, në ora 12:30.

I arrestuari dyshohet edhe për lëndim të lehtë trupor, ndërkaq i njëjti kishte dëmtuar edhe veturat.

closevolume_off
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte dëmtuar veturat e ankueses femër kosovare dhe të ankuesit mashkull kosovar, ku më pas ankuesen me forcë e kishte futur në veturën e saj, ndërsa ankuesin e kishte kanosur”, thuhet në raportin policor.

Lidhur me rastin nga Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ai dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *