Pre. Sht 20th, 2024

U shenua 25 vjetori i çlirimit të vendit

12 Qershori shenoi 25 vjetorin e çlirimit te vendit nga okupatori serb

Me fillim u mbajt seanca plenare e kuvendit per nder te 25 vjetorit te clirimit, duke vazhduar ne kryeqytet me paralakimin e FSK-se dhe Policise se Kosoves

U mbajten fjalime nga kreret e shtetit dhe perfaqesues e te ftuar te ndryshem

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para shumë qytetarëve, në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se dita e çlirimit të Kosovës tregon për të kaluarën e dhimbshme të popullit.

Ajo tha se festa e kësaj dite, tregon për të tashmen dhe synimin për një të ardhme me prosperitet.

“Kjo është një ditë për ta kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme po ashtu për të festuar të tashmen tonë dhe për të synuar një të ardhme me prosperitet. UÇK-ja ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe shpresës, gratë dhe burrat trimat morën armen për ta mbrojtur të drejtën tonë për të ekzistuar. Guximi i UÇK-së është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Por udhëtimi ynë drejtë lirisë nuk ishte i vetëm, ne u mbështetëm nga aleat tanë”, ka thënë ajo.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë përparim të madh, ndërsa ka përmendur edhe dyfishimin e buxhetit për armatim, ndërsa ka thënë se FSK-ja e ka origjinën nga UÇK-ja.

Duke folur për funksionimin e FSK-së, Kurti ka ka përmendur blerjen e dronëve “Bayraktar”, ndërsa ka premtuar që do t’i shtohen sistemi amerikan raketor anti-tank, “Javelin”. Ai ka thënë se liria e Kosovës ka ardhur nga lufta e drejtë e UÇK-së dhe nga ndihma e NATO-s.

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Jashari për EO, ka thënë se për këtë ditë është derdhur shumë gjak.

Ai ka thënë se më i kënaqur nuk ka qenë asnjëherë pasi ka arritur ta gëzojë çlirimin e Kosovës.

Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Roberson, tha se mosveprimi i forcave ndërkombëtare do të lejonte vazhdimin e spastrimit të shqiptarëve nga ana e Millosheviqit.

“Pas 78 ditë të bomardimeve, ne e pamë objektivitin tonë të plotësuar. Ushtria e Millosheviqit u largua, NATO-ja hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi. Jam krenar për atë se çka bëmë atëherë, dhe krenar që jam sot këtu, në Kosovën multietnike dhe paqësore në zemër të Evropës”, tha ai.

Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb.

Në këtë ditë u përmbush ëndrra shekullore e popullit të Kosovës për liri.

KETU MUNBD TE NDIQNI PARAKALIMIN E FSK DHE POLICISE SE KOSOVES

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *