Sht. Nën 23rd, 2024

Ultimatumi i Berishës, të mërkurën skadon afati – Basha i vendosur të mbajë zyrën

Afati i vendosur nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së ndaj Lulzim Bashës për të liruar zyrën e kryetarit deri më 5 janar po shkon drejt fundit.

Deri tani kryedemokrati nuk e ka ndryshuar qasjen e tij, duke mos njohur vendimet e komisionit të dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, që mes të tjerash vendosi edhe shkarkimin e tij.

Për të përforcuar qëndrimin e tij Basha vendosi të zbriste ne terren ku zhvilloi një takim me demokratët në Dibër, të parin që pas rikonfirmimit në krye të partisë, në korrik të vitit 2021. Por me gjithë insistimin e tij, Komisioni i Rithemelimit nuk heq dore nga përpjekja për ta larguar atë nga drejtimit i partisë.

Bravat e ndërruara nuk e penguan Sali Berishën që të futej në selinë e PD dhe në rast se Basha nuk respekton vendimin e Komisionit të Rithemelimit, lideri historik i demokratëve ka thirrur një proteste për datën 8 janar ku ka paralajmëruar se do të drejtojë anëtarësinë drejt selisë blu për të nxjerrë kryetarin butësisht nga zyra.

Kjo është protesta e dytë e thirrur nga Sali Berisha në harkun e pak ditëve pas asaj kundër nismës rajonale “Open Balkan”./

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *