Pre. Nën 29th, 2024

Ulutash: Roli i KFOR-it mbetet thelbësor

Komandanti i KFOR-i, Ozkan Ulutash, në ceremoninë e mbajtur të mërkurën në kampin “Film City”, ka thënë se misioni i KFOR-it paraqet përkushtimin më të prekshëm, afatgjatë dhe të palëkundur ndaj sigurisë së Kosovës dhe stabilitetit rajonal.

“Më lejoni të nderoj shërbimin dhe sakrificën e tyre dhe të nderoj ata që humbën jetën duke i shërbyer këtij misioni. Pa angazhimin e qindra e mijëra burra dhe gra që kanë shërbyer nën KFOR gjatë 25 vjetëve të fundit, NATO-ja nuk do të mund të luante një rol kaq të rëndësishëm në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor. Roli i KFOR-it mbetet thelbësor. Jam i nderuar të vazhdoj ta ndaj këtë udhëtim me ju dhe s’do të kursej asnjë përpjekje, së bashku me mijëra gra dhe burra me uniformë, nga aleatët e NATO-s dhe partnerët, të cilët jam krenar t’i komandoj”, tha Ulutash.

Në ceremoni mori pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krerët e EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së dhe BE-së, si dhe ambasadorë të vendeve që kontribuojnë në KFOR me trupa dhe po ashtu liderë rajonalë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *