Die. Nën 24th, 2024

“Unë e pashë i pari, ja unë e pashë”: 2 vëllezërit që u rrahën për vajza në Shëngjin, mësohet se nga cili qytet i Kosovës vijnë

Janë publikuar pamjet e sherrit të rëndë në Shëngjin mes katër djemve pas konfliktit për një femër.

Aty duket se mbajnë në duar shufra hekuri dhe shkopinj teksa godasin me forcë njëri-tjetrin në mes të rrugës. Ndonëse makinat dhe banorët kalojnë pranë tyre, ata nuk ndalen dhe vijojnë të zihen duke përdorur shufrat e hekurit dhe shkopinjtë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjithçka nisi në plazh nga debati: “E pashë unë i pari…”

Dy vëllezërit nga Kosova të identifikuar si Çlirim dhe Qëndrim Zeneli, 23 dhe 21 vjeç u zunë me vëllezërit nga Shëngjini, të identifikuar si Amarildo dhe Adriano Jushi, të dy 24 vjeç.

Gazeta “Jepi zë” mëson se ata vijnë nga qyteti i Mitrovicës dhe ishin në pushime në kohën kur ndodhi incidenti.

Policia njofton se të katërt janë proceduar penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Të katërt kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

https://youtu.be/PAm5sVzTQ7Q

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *