Enj. Tet 24th, 2024

Urdhër arrestet e SPAK-ut, Karamuço zbulon detaje nga operacioni: Në kërkim edhe dy zyrtarë të lartë të policisë, njëri mik i ngushtë i ish-zv kryeministrit

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar detaje lidhur me megaoperacinonin e SPAK që lëshoi 50 fletë-arreste për personazhe të njohura të botës së krimit.

I ftuar në “Top Talk”, në Top Channel, Karamuço tha se në këtë operacion të SPAK, kanë rënë në pranga dy zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit.

Pa përmendur emra, Karamuço tha se njëri prej tyre ka qenë mik i mik i ngushtë i një ish-zv.kryeministri dhe që madje ka pasur mbështetjen e tij vazhdimisht.

“Jemi në kuadrin e “Metamorfozës”, ishte marrë vesh nga disa persona, me shumë gjasa ky operacion është i dekonspiruar, duke qenë se informacioni që do të ketë aksion të madh mbërriti që dje në telefonat tona. Megjithatë nuk e paragjykojmë. Duhet bërë një raport se sa nga ata ishin në Shqipëri dhe u larguan për shkak të operacionit.

Nuk kanë dalë të gjithë emrat, do të dëgjoni emra të tjerë. Mes tyre janë emrat e dy policëve, njëri ish drejtues i lartë i Qarkut Lezhë, dhe një tjetër në Policinë e Shtetit. Janë dy por emrat e tyre nuk kanë dalë, kam përshtypjen duhet të jenë arrestuar. Në listën me 48 emra janë edhe këta. Janë të tjerë që priten në ditët por edhe javët në vijim. Kjo është “Metamorfoza 2”, dhe dyshi qenka më e madhe edhe sa njëshi.

Me emrat e përfshirë dhe zonat në të cilën kanë peshë të konsiderueshme, roli i tyre lidhet me policinë dhe politikanë. Njëri prej tyre, një polic aty dihet që ka pasur lidhje shumë të fuqishme me një politikan të lartë, deri në zv.kryeministër.”-tregoi Karamuço.TCH

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *