Ushtarët amerikanë të KFOR-it të enjten kanë kryer një trajnim të notit me personelin e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë.
KFOR e bëri këtë të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku dha detaje për specifikat e trajnimit në fjalë.
“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit të KFOR-it janë trajnuar në zhytje në shpëtim së bashku me personelin e Shoqatës së Kërkimit dhe Shpëtimit të Kosovës në Prishtinë”. Ata kryen teknikat e zhytjes në skuba dhe trajtimin e pajisjeve për misionet e shpëtimit”, thuhet në njoftim.