Sht. Nën 23rd, 2024

Vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

Sot do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët nga Gjykata Speciale e Hagës po gjykohen për krime lufte.

Seanca është njoftuar të fillojë në ora nëntë dhe parashikohet të zgjasë shtatë orë e gjysmë, shkruan Indeksonline.

Gjatë ditës së djeshme, në Dhomat e Specializuara, dëshmoi dëshmitari i 81-të, i cili tha deklaratën e tij nën masa mbrojtëse.

Dëshmitari në fjalë, anonim, pohoi se ka qenë ushtar i UÇK-së dhe ka qenë i pranishëm në Shqipëri e Kosovë në vitet 1998-1999.

Me arsyetimin e mbrojtjes së identitetit të dëshmitarit, seanca kaloi në sesion privat.

Kujtojmë se më 26 tetor të vitit 2020, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të njëjtit, në paraqitjet e tyre të para në nëntor të vitit 2020, deklaruan veten të pafajshëm për akuzat që u janë ngritur./Indeksonline/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *