Ka filluar në Gjykatën Speciale procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Sot sikurse edhe javën e kaluar do të vazhdohet me procesin e paraqitjes së provave, përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve.
Dëshmitarja e prokurorisë tani po merret në pyetje nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.
Gjatë javës së kaluar për tri ditë radhazi, ka folur dëshmitarja e parë në rastin Thaçi dhe të tjerët.
Seancat e saja kanë qenë të mbyllura për publikun, njëjtë është vendosur edhe në seancën e sotme