Sht. Nën 23rd, 2024

Veliu thotë se nuk mund t’i parashikoj lëvizjet e nesërme të Kurtit, thotë se është i pavendosur dhe i paguximshëm!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do ta zhvillojnë nesër takimin e nivelit të lartë në Bruksel.

Paraprakisht Kurti dhe Vuçiq kanë pranuar nga një letër nga liderë të fuqishëm evropian si presidenti Macron, kancelari Scholz dhe kryeministrja e Italisë.

Në anën tjetër, përfaqësues të partive opozitare kanë kritikuar Kurtin për qasjen e tij në dialog.

Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se me propozimin evropian nuk ka njohje de jure, por në një farë forme ka njohje de facto.

Në një prononcim për IndeksOnline, Veliu ka thënë se Kurtit nuk i dihet se si do të veproj nesër, pasi, sipas tij, ai është i pavendosur.

“Kurtin e njoh si të pavendosur të paguximshëm, shumë të lëvizshëm. Është i paqëndrueshëm, është një mashtrues që gjithmonë bën lojë fjalës. Jo kali jo kerri, jo filteri jo bojeleri. Një njeri që bën lojë fjalësh”, ka thënë Veliu.

Më tutje, ai ka thënë se nëse Kurti do të mund të nxirrte një marrëveshje me njohjen në qendër siç e ka proklamuar do të ishte mirë.

Sa i përket Asociacionit, zyrtari i LDK-së ka thënë se dokumenti e ka një pikë ku thotë se duhet respektuar të gjitha marrëveshjet që janë arrit deri tash

“Në kuadër të marrëveshjeve është edhe Asociacioni. Nuk e di qysh mundet diçka me marrë e diçka me lanë. Është një dokument unik që ose duhet me pranu të gjithin ose s’besoj që ka mundësi me zgjedh, këtë po e dua e këtë jo”, ka shtuar Veliu.

Kujtojmë se fillimisht Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do t’i takoj ndaras Kurtin e Vuçiqin dhe pas do të realizohet takimi i përbashkët.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *