sen afishe me foto të terroristit të Banjskës në veri, Policia i arreston disa të mitur
Një person i mitur është kapur në flagrancë pas mesnatës në veri ndërsa ngjiste “disa pamflete” që sipas Policisë, nxitnin urrejtje.
Në Mitrovicën e Veriut janë ngjitur edhe afishe me fotografi të njërit prej paramilitarëve të vrarë serbë që sulmuan Policinë e Kosovës më 24 shtator 2023, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani e konfirmoje për IndeksOnline se për këtë rast janë ndaluar e intervistuar edhe tre persona të tjerë, gjithashtu të mitur, ndërsa për të pestin tha se po punojnë “në drejtim të asaj që të intervistohet”.
‘’Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes
Ky person me urdhër të Prokurorit është ndalu dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë Tre nga ta janë intervistu, janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes dhe momentalisht jemi duke punu në drejtim të asaj që të intwrvistohet edhe personi i 5-të në lidhje me këtë rast.
Mbi 1500 kësi pamfleteve janë konfisku 4 bastisje janë zhvillu deri tash (3 Mitrovica Veri, 1 në Zubin Potok)
Përpos personit të parë që është arrestu, 3 të tjerët pas intervistimit janë liru në procedurë të rregullt. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshir edhe të ndaluarin) janë të mitur’’ tha Veton Elshani