Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në stërvitjen e përbashkët taktike me qitje luftarake të Ushtrisë Serbe “Vihor 2024”.
Në stërvitje marrin pjesë përbërësi tokësor dhe ajror të ushtrisë serbe dhe forcat speciale, dhe sipas numrit dhe shumëllojshmërisë së forcave luftarake të angazhuara, është një nga më të mëdhatë dhe më të gjithanshmet që kanë kryer Forcat e Armatosura të Serbisë.
Këto ushtrime po mbahen në Peshter, në zonën e Sanxhakut, vetëm 30 kilometra larg kufirit të Kosovës dhe disa kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e Zi.
closevolume_off
Për këtë ushtrim ka folur sot edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se ky është një provokim i hapur i Serbisë ndaj Kosovës. Në këtë stërvitje do të lëshohen edhe dronët serb të njohur si ‘kamikaz.
“Përgëzoj ushtrinë tonë, të gjithë pjesëtarët e ushtrisë sonë për stërvitjen e zhvilluar me sukses. Duhet të heqim qafe parimin e katër brigadave dhe kështu duhet të duket në të ardhmen. Ajo që mund të shohim të reja sot janë shumë pajisje, madje edhe tanke nga rezerva, kështu duhet të na duken tanket e modernizuara. Ju keni parë lloje të shumta dronësh, nga skautët, dronët kamikaz, mushkonjat dhe grerëzat. Tani po hyjmë në një prodhim më të fuqishëm të këtij lloji dronësh. Jam i kënaqur që dronët e kompanive private kanë bërë një punë të mirë. Ne jemi në rrugën tonë të mirë për të krijuar një industri dronësh, ju mund të shihni të gjitha llojet e avionëve në fluturime dhe të shtënat luftarake. Jam i kënaqur me gatishmërinë e ushtrisë sonë. Duhet të bëjmë shumë, të riparojmë, të blejmë, të mbështetemi mjaftueshëm në industrinë tonë të përkushtuar. Edhe një herë dua t’ju përgëzoj. Kjo është pothuajse e gjitha e re në krahasim me 10 vitet e kaluara dhe tregon se sa shumë ka përparuar Serbia dhe sa më e suksesshme është, sa ka investuar në ushtri”, ka thënë sot Vuçiq.
Në këtë ushtrim po marrin pjesë edhe kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Milorad Dodik dhe kryetari i parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.