Kryetari në detyrë i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur se organizatat e dala nga lufta të hënën do të protestojnë përpara Kuvendit të Kosovës.
Arsyeja e protestës, sipas Klinakut, është mos-përfshirja e veteranëve të luftës në pagën minimale.
“Meqenëse të hënën me datë 06.06.2022 në ora 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale, u vendos që të kundërshtohet kjo”, ka shkruar Klinaku.
Kujtojmë se për mos-përfshirjen e veteranëve të luftës