Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë votuar sot në Kuvend mocionin për trajtimin me urgjencë të kërkesës së opozitës për debat lidhur me arrestimin e Nagip Krasniqit.
Për këtë ka reaguar deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.
“Dy gjëra që sapo ndodhën në seancë plenare:
Deputetët e shumicës NUK e votuan mocionin për trajtimin me URGJENCË të kërkesës për debat lidhur me ARRESTIMIN e kryeshefit të KEK-ut, që u zgjodh nga VV (gjë që e kanë pranuar edhe publikisht). Pra nuk pranuan as diskutim.
Kryetari i Kuvendit, shkeli Nenin 94 Paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit duke MOS i lejuar kryetarët e grupeve parlamentare të marrin fjalën.
Gjykojeni vet” shkruan Kica-Xhelili në reagim