Gjatë pasditës së sotme ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë ka goditur dy qytetarë.
Kjo ka ndodhur pranë stacionit policor në Lipjan.
Mirëpo pos akisidentit në këtë rast një zyrtar policor është detyruar ta përdor armën.
Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, Flora Ahmeti zëdhënse e Policisë së Kosovës.
”Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në fshatin Rusinovc të Lipjanit. Në rast kanë qenë të përfshirë disa persona, ku njëri nga ta është lënduar. Personat e dyshuar kanë vazhduar mosmarrëveshjen edhe në afërsi të stacionit të policisë në Lipjan, ku njëri nga personat e dyshuar me automjet ka goditur qëllimisht dy persona , të cilët kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Përgjatë përpjekjeve për të menanaxhuar dhe futur nën kontrollë situatën një nga zyrtarët policor ka shtënë në ajër”, ka thënë Ameti.
Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me këtë rast në cilësinë e personave të dyshuar po intervistohen katër persona, ndërkohë që hetuesit në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në po kryejn veprimet e nevojshme hetimore.