Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vijojë edhe sot.
Seanca është njoftuar të fillojë në orën 09:00, raporton IndeksOnline.
Seanca e sotme vjen pas të djeshmes, ku dëshmoi i mbrojturi dëshmitari i 100-të.
Ky dëshmitar ishte i pranishëm përmes videolidhjes, teksa dëshmoi në seancë private.
Kujtojmë se ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë, nën akuzat se kanë kryer krime lufte.