Sht. Nën 23rd, 2024

Viola von Cramon në Mitrovicë: Nuk shohim asnjë tregues të ndonjë provokimi nga asnjëra anë

Raportuesja e përhershme për Kosovën në Parlamenti Evropian, Viola von Cramon, deklaroi sot se është përgjegjësi e përbashkët që gjendja në veri të mbetet e qetë.

Ajo në një konferencë për media në Mitrovicën Jugore tha se nuk ka asnjë tregues të ndonjë provokimi nga asnjëra anë.

“Kisha dashur që t’i marrë këto fakte parasysh dhe nuk kisha dashur të ketë insinuata që kjo gjendje të jetë më e përkeqësuar ose të kemi ndonjë lloj dhune”, tha von Cramon.

Duke folur rreth ngecjes së procesit të hapjes së urës kryesore në Mitrovicë, Viola von Cramon tha se iu takon të dyja palëve që sa më parë të gjejnë një zgjidhje të përbashkët.

Ndryshe, von Cramon gjatë qëndrimit të saj në të dyja pjesët e qytetit të Mitrovicës, ka takuar kryetarin Bedri Hamza dhe përfaqësues të shoqërisë civile, por jo edhe përfaqësues të pushtetit lokal të Mitrovicës Veriore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *