Sot, Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me Kuvendin e Republikës së Kosovës, që përcakton modalitetet e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të komunikimit të ndërsjellë për çështjet që lidhen me monitorimin e politikave sociale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Me këtë memorandum, pos tjerash, Kuvendi merr përsipër të ofrojë qasje në të dhëna publike sipas legjislacionit në fuqi për monitorimin e politikave sociale, ndërsa Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do të ofrojë rekomandime, asistencë dhe ekspertizë për komisionet relevante të Kuvendit që lidhen me politikat sociale.
Memorandumin e kanë firmosur Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Visar Ymeri, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale Musine Kokalari.