Sht. Nën 23rd, 2024

Vizita e Lajçakut në Kosovë e Serbi, Arifi: Do të kërkohen afatet kohore se kur do të fillojnë zbatimi i marrëveshjes së Brukselit

I dërguari special për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Mirolsav Lajçak, të martën do të qëndroj për vizitë në Prishtinën, ku do të zhvilloj takime me homologët kosovarë. E temë e këtij takimi po vlerësohet që do të jëtë zbatimi i marrëveshjes për të cilën palët janë zotuar.

Kështu ka thënë për EO, profesori universitar, Dritëro Arifi, sipas të cilit në takim do të kërkohen afatet kohore kur do të fillojnë e kur do të mund të përfundoj zbatimi i zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.

“Po besoj që vizita e Lajçakut ka të bëjë më shumë më zbatimin e marrëveshjes, pra do të kërkohen afat kohore ku do të fillon dhe kur do të mund të përfundoj zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, apo respektivisht aneksit të Ohrit. Kjo do të jetë tema qendrore, mandej ka edhe tema rrethanore por kjo do të jetë ajo kryesorja, zbatimi i marrëveshjes për të cilën palët janë zotuar”, ka thënë ai.

Politologu ka thënë se gjatë gjashtë mujorit të parë të këtij viti nuk pritet që të ketë zbatim të marrëveshjes, sipas tij, kjo duke marr parasysh hezitimin e palës serbe dhe e ka vendosur atë në ofensive.

“Unë besoj që zbatim të marrëveshjes të paktën në gjashtë mujorin e parë nuk do të ketë, sepse po vërehet që një muaj veç iku nga ky vit dhe duke ditur që ka zgjedhje në BE e ShBA, palët në një farë mënyrë po mundohen që të pozicionohen më mirë duke e shtyrë për një afat tjetër. Është problematik sepse palët nuk janë të harmonizuar dhe të dakorduar për ta zbatuar atë, ata vetëm e kanë pranuar sa për ta larguar presioni ndërkombëtar. Vetëm neni një është zbatuar edhe ai vetëm disa pika, pra siç është çështja e targave, por nuk kemi zhvillim dhe volum më të madh të zbatimit të marrëveshjes. Sidomos nga pala serbe e cila ka hezitim shumë të madh dhe kështu që e fut palën kosovare në defensive”, ka thënë ai.

Arifi ka thënë se edhe pala kosovare nuk është e gatshme që ta vendos interesat e shtetit përpara partisë, dhe sipas tij, nëse vazhdohet në këtë ritëm nuk do të këtë zbatim të marrëveshjes të paktën këtë vit.

“Në anë tjetër pala kosovare ka mbetur e kurthuar edhe në vetvete sepse nuk po di se si ti qasemi zbatimit të marrëveshjes. Pra a do ta zbatojmë marrëveshjen së bashku më BE-në, a do të kërkojmë nga BE-ja kushte sepse nga Serbia po vërehet se nuk do të ketë as një lëvizje serioze dhe pozitive në këtë drejtim. E jona është që të dalim nga ky kurth, jemi ende në izolim, ende në sanksione dhe në një farë mënyre po shihemi në si ai problematiku. Këtë duhet ta ndryshojmë këtë narracion , por këtë vit është vështirë sepse edhe pala kosovarë nuk është e gatshme që ta vendos interesat e shtetit përpara partisë dhe kjo po vërehet që po ka pengesa dhe nëse vazhdohet në këtë ritëm nuk besoj që do të këtë zbatim të marrëveshjes të paktën këtë vit”, ka thënë ai.

Lajçak të hënën ka qëndruar për vizitë edhe në Serbi, ku është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksandër Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pas takimit ka thënë se me Lajçak kanë diskutuar për domosdoshmërinë për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga ana e Kosovës, pastaj mbajtjen pa ndonjë shtyrje të zgjedhjeve për kryetar të katër komunave në veri të Kosovës, si dhe ka kërkuar mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *