Sht. Nën 23rd, 2024

Vjosa Osmani flet pas takimit me Escobar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se si ka shkuar takimi me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Vjosa Osmani ka thënë se Kosova do të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon, transmeton IndeksOnline.

Reagimi i plotë:

Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon.

Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *