Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, janë rikthyer nga vizita e tyre disa ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një konferencë të thirrur për media, Osmani ka thënë se qëndrimi i tyre në ShBA është shoqëruar me vizita të rëndësishme, ku më kryesorja ndër to ishte ajo me sekretarin e Shtetit Antony Blinken.
Presidentja ka theksuar marrëveshjen e bërë me MCC-në, e cila parasheh investim 236 milionësh në fushën e energjisë, duke e quajtur atë si një nga marrëveshjet më të suksesshme në dekadat e fundit.
“Marrëveshja me MCC-në është investimi më i madh në dekadat e fundit” ka thënë presidentja.
Tutje, ajo ka thënë se sekretari Blinken ka përshëndetur reformat e bëra në Kosovë, si dhe gatishmërinë e vendit për të vazhduar partneritetin.