Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet sot në aksion për ta zhvilluar ndeshjen e “play-off”-it të Ligës së Kombeve ndaj Islandës.
Dardanët janë grumbulluar që nga e hëna nën urdhrat e trajnerit Franco Foda, ndërsa janë të gatshëm për duelin e sontëm.
Fitorja në këtë play-off do ta dërgonte Kosovën në Ligën B të Ligës së Kombeve.
E gjasat për triumf janë reale, shto këtu edhe faktin se dardanët janë më të vlefshëm në treg.
Sipas Transfermarkt, vlera e Kosovës është 64.3 milionë euro, kurse ajo e Islandës 55.58 milionë euro.