Sht. Nën 23rd, 2024

Vuçiq: Kurti është shumë i fortë kundër Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shpreson të fitojë edhe më shumë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë, dhe sipas tij ai do të thërrasë shumë shpejt për zgjedhje të reja.

Tutje, Vuçiq e ka krahasuar kryeministrin Kurti me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Enver Hoxha, i cili ishte në pushtet mes viteve 1944-54.

“Kurti shpreson të fitojë shumë në zgjedhjet që do t’i thërrasë shumë shpejt. Dhe kjo është ideja e tij. Kurti ideologjikisht diku tetëdhjetë vjet më parë, si pasardhësi më i mirë i politikës së Enver Hoxhës, një anarkist, marksist, ideologjikisht shumë i fortë kundër Serbisë. Asnjë kompromis. Kompromisi është një fjalë e keqe për të.

closevolume_off
Asnjë lëshim, dhe ai do të vazhdojë të ecë kundër popullit serb për t’i dëbuar të gjithë nga Kosova. Nuk kam asnjë dyshim për këtë. Dhe unë e di se ky është objektivi dhe synimi i tij kryesor dhe përfundimtar”, ka deklaruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *