Die. Nën 24th, 2024

Vuçiq thotë se Asociacioni është kusht: Pa të, nuk ka bisedime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur sot se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është kusht pa të cilin nuk mund të ketë bisedime të mëtejshme në dialogun Beograd-Prishtinë. Ai shtoi se do të shkojë në takimin në Ohër dhe do të thotë të njëjtën gjë.

Vuçiq tha se Asociacioni nuk është vetëm çështje e insistimit të palës serbe, por temë e të gjitha diskutimeve, dhe sipas tij, duhet të formohet, sepse u dakordua në Bruksel.

“Asociacioni është një “conditio sine qua non” për çdo bisedë. Një kusht pa të cilin nuk mund të bëhet. Nëse dëshironi – do ta bëni, nëse nuk dëshironi – nuk do ta bëni. Vetëm, mos na merrni më kohën”, tha Vuçiq.

Ai tha se të hënën dhe të martën në Beograd do të presë të Dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, shkruan Kosovo-online.

“Nuk e di se çfarë pret dikush nga Ohri… Unë do të shkoj në Ohër, nuk do të them kurrë se nuk mund të bisedojë. Pse duhet të paraqitemi si të çmendur dhe si dikush që nuk dëshiron të bisedojë. Të njëjtën gjë do të them edhe atje si po ju them tani këtu, dhe ata e dinë. Dikush thjesht duhet të më shpjegojë kuptimin e gjithçkaje. Pse më ftove në dasmë, e nuk ka nusen dhe dhëndrin. Është diçka që e bën gjithçka të pakuptimtë”, tha Vuçiq.

I pyetur për 15 modelet e Asociacioni, të cilat Lajçak tha se ia propozoi Prishtinës, Vuçiq tha se nuk e dinte se për cilat modele e kishte fjalën Lajçak, por se ishte i bindur se përfaqësuesi evropian sigurisht e dinte se çfarë ishte nënshkruar në Bruksel në katër dokumente – në marrëveshjen bazë, parimet, marrëveshjen e zbatimit dhe vendimin për ekipin menaxhues.

“Ne kemi katër vendime në Bruksel, të cilat janë miratuar dhe nënshkruar. Asociacioni është e vetmja gjë që nuk mund të diskutohet, sepse tashmë është nënshkruar. Bisedoni për gjithçka që dëshironi, kjo është diçka që është nënshkruar”, nënvizoi Vuçiq.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *