Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, beson se është e vështirë të pritet ndonjë përparim në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Në një intervistë për Kosovo online, (portal propagandistik i Qeverisë së Serbisë), Weber thekson se “nëse do të kishte iniciativë dhe vullnet politik në nivelet më të larta në BE dhe SHBA për dialogun, Lajçak nuk do të ishte zgjedhur në pozitën e tij aktuale”