Trajneri Xhengis Rexhepi nuk është më në krye të Trepçës ‘89.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ai përmes një njoftimi në Facebook, shkruan IndeksOnline.
“I dashur opinion, dua të ju njoftoj se nuk jam më pjesë e klubit të Trepça ’89.
KF.Trepça ’89 i dëshiroj suksese në vazhdim të kampionatit.”, ka shkruar Rexhepi.
Ai para Trepçës ‘89 ishte edhe trajner i Lirisë dhe Feronikelit ‘74