Pre. Jan 31st, 2025

Xhevahire Izmaku: Gratë e Vushtrrisë, forca e biznesit lokal!

Kandidatja për deputete në radhet e kualicionit AAK-NISMA, Xhevahire Izmaku, është shprehur se gratë e Vushtrrisë janë forca e biznesit lokal.

Izmaku, përmes një postimi në facebook tha se do të angazhohem për një infrastrukturë më të lehtë ligjore dhe fizike për këto biznese të vogla, që gratë e Vushtrrisë të kenë më shumë mundësi për rritje dhe sukses.

“Salonet e ondulimit janë më shumë se thjesht biznese—ato janë hapësira ku gratë punojnë me pasion, krijojnë dhe fuqizohen ekonomikisht. Si Xhevahire Izmaku, angazhohem për një infrastrukturë më të lehtë ligjore dhe fizike për këto biznese të vogla, që gratë e Vushtrrisë të kenë më shumë mundësi për rritje dhe sukses”, ka shkruar Izmaku.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *