Sht. Nën 23rd, 2024

Zbulohet identetiti i personit që vdiq si pasojë e zjarrit në një banesë në Gjilan

Nё një banes afër tregut tё gjelbër nё Gjilan është raporutar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, konkreisht zjarr.

Njësitet patrulluese te cilët kan arritur ne vendin e ngjarjes, te njëjtën kohe kan arritur edhe zjarrfikësit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se pasi është lokalizuar zjarri, ne banesën e cila gjendej tek rruga Gjinollove, është identifikuar se brenda kishte qenë një person-pronari i banesës Zenel Hyseni.

Ekipi mjeksor ka konstatuar se personi ёshtё gjendur pa shenja jete.

Ndryshe, lidhur me vdekjen e 50-vjeçarit, si pasojë e zjarrit, ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.

“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve. Njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie”, ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *