I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën Keith Kellogg dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky janë duke zhvilluar një takim në Kiev, ndërsa është bërë publike edhe një foto nga takimi mes dy zyrtarëve.
BBC raportoi se një konferencë e përbashkët e planifikuar për shtyp ishte anuluar – kamerat u futën për një kohë të shkurtër përpara se të dilnin jashtë.
Dy zyrtarët e lartë janë aktualisht duke biseduar, megjithëse është e paqartë tani se kur dhe si do të informohet se si kanë shkuar diskutimet.
Takimi vjen një ditë akuzave të rënda të hedhura ndaj liderit ukrainas nga presidenti amerikan Donald Trump i cili e quajti Zelenskyn “një diktator të pazgjedhur”, pasi ky i fundit tha se Trump po jeton në një “hapësirë dezinformimi” të shkaktuar nga Rusia.
Trump e kritikoi ashpër Zelenskyn në një postim në mediat sociale, duke e quajtur atë “një komedian me sukses modest”, i cili “arriti të bindte Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të shpenzonin 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që nuk mund të fitohej, që nuk duhej të kishte filluar kurrë, por një luftë që ai (Zelensky), pa SHBA dhe “TRUMP”, nuk do të mund ta zgjidhë…