Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverisjen aktuale.
Përmes një statusi në facebook, ai i ka përmendur kreut të Qeverisë, Albin Kurtit, ambasadorin Martin Berishaj, shtrenjtimin e energjisë elektrike, komisionin hetimor e kështu me radhë.
Ai këtë e ka quajtur “marre”.
“Keq ka me ju dalë hesapi. Kjo marre po duket ka histori” ka shkruar Zemaj në facebook.
Ky është postimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):
Që tre – katër ditë rresht, në muajin e tokës, po e jetojmë lajmin që se mban as toka. Eksponenti i së majtës, Martin Berishaj, po dyshohet të jetë i përfshirë në aferën e shpërlarjes së parave, në bashkëpunim të ngushtë me bizneset serbe të energjetikes.
120 milion euro blerje të energjisë, shtrenjtim 100% të rrymës, dikah janë tretur këto.
Komisioni hetimor parlamentar është më e pakta që duhet bërë.
Keq ka me ju dale hesapi. Kjo marre po duket ka histori.