Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, ambasadorin Boris Ruge. Zemaj ka thënë se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për vizitën e Ruge në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.
“Patëm një takim te shkëlqyeshëm dhe biseduam segmente te rëndësishme ne kuadër te bashkëpunimit tonë me NATO-n, me theks te veçantë një përmbledhje pas vizitës se ASG PASP z.Ruge ne Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, si një rajon me rëndësi te lartë strategjike për Aleancën. Ritheksova se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar ne rrugëtimin e saj te integrimeve euroatlantike, si një partner kyç për paqen dhe sigurinë ne rajon, e cila është po ashtu edhe kontribut-dhënëse edhe ne kuadër te bashkëpunimit ndërkombëtar se bashku me aleatet dhe partneret. Po ashtu përcjella edhe vlerësimin tonë për punën dhe kontributin e vazhdueshëm te misioneve te NATO-s ne vendin tonë, KFOR-i dhe NALT-i, si edhe rëndësinë e avancimit te bashkëpunimit tonë me Aleancën dhe te proceseve integruese për Kosovën”, ka thënë Zemaj.