Mar. Jan 14th, 2025

Zeqiraj stërvitet me ”Dardanët”: Kosova është zemra ime, dua të luaj me ekipin e parë

Në stadiumin “Fadil Vokrri” u zhvillua dita e dytë e kampit stërvitor me futbollistët kandidatë potencialë për Kombëtaren A.

Pjesë e këtij kampi ishte edhe Leon Zeqiraj, lojtar i Sampdorias.

Zeqiraj u shpreh i emocionuar për mundësinë që të tregojë cilësitë e tij në sy të stafit teknik të Kombëtares A.

”Jam shumë falenderues tash me ekipin e parë, jam shumë i kënaqur me Kosovën, Kosova është zemra jem edhe po du me lujt me ekipin e parë”, tha ai.

Seancën stërvitore e udhëhoqi përzgjedhësi i Kombëtares A, Franco Foda, i cili me vëmendje ndoqi performancën e lojtarëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *