Die. Nën 24th, 2024

Zëvendësministri i Mbrojtjes: Jemi të gatshëm të dërgojmë ekipe shtesë në Turqi

Tërmeti i 6 shkurtit e ka tronditur Turqinë dhe Sirinë.

Si pasojë e këtij tërmeti mbi 35 mijë persona kanë vdekur.

Shumë vende të botës janë mobilizuar për t’i dalë në ndihmë shtetit turk, e në mesin e tyre është edhe Kosova.

Ushtarët e Forcës së Sigurisë kanë shkuar atje në mision të kërkim-shpëtimit.

E rreth angazhimit të tyre për Klankosova.tv ka folur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla.

Syla tha se ekipet e FSK-së atje do të qëndrojnë sa të jetë e nevojshme.

“Kontigjenti i FSK-së i angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit do të qëndrojë deri në vlerësimin e autoriteteve zyrtare turke për menaxhimin e krizës”, tha Syla për Klankosova.tv

Ai se cilat ekipe po marrin pjesë në mision në Turqi.

“Kërkimet janë duke vazhduar. Në operacion aktualisht kemi të angazhuar dy njësi të kërkim-shpëtimit urban, dy njësi të mjekësisë emergjente, tre njësi të K9, si dhe një ekip të oficerëve dhe nënoficerëve për detyra shtabore dhe planifikuese.

Numri dy i mbrojtjes në Kosovë shtoi se Kosova është e gatshme edhe të dërgojë ekipe tjera shtesë.

“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e palës turke, FSK është e gatshme të dislokojë edhe kapacitete tjera shtesë”, tha Syla për Klankosova.tv.

Shemsi Syla, tregoi se ushtarët e FSK-së kanë arritur të shpëtojnë tre persona.

“Deri më tani ushtarët kanë shpëtuar tre persona, dy fëmijë dhe një grua”, tha ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *