Mar. Shk 25th, 2025

Zgjedhjet e 11 Majit, në Shqipëri regjistrohen 100 mijë persona nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e fundit nga procesi i regjistrimit të Diasporës, ku numri i atyre që iu është pranuar kërkesa e kanë kaluar 100 mijë.

Më shumë se 129 mijë zgjedhës kanë aplikuar në platformën PER për të votuar, ndërkohë që 28 mijë prej tyre iu është refuzuar kërkesa për shkak të mos plotësimit të dokumenteve të kërkuara, raporton TopChanel.

Emigrantët me banim në Itali renditen të parët për nga numri i kërkesave të ardhura në KQZ. mbi 60 mijë prej tyre kanë aplikuar në PER, ndërkohë që në vend të dytë janë emigrantët e Greqisë, të pasuar nga ata që banojnë në Gjermani.

Sa i përket qarqeve, Tirana do të ketë një shtesë prej 20 mijë votash nga emigrantët, ndërkohë që pas saj renditen Fieri, Durrësi dhe Korça

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *