Mër. Dhj 25th, 2024

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja i bën thirrje diasporës për regjistrim si votues jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim në zgjedhjet e 9 shkurtit, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor.

“Gjatë kësaj periudhe, të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Aplikimin e tyre mund ta bëjnë përmes platformës elektronike http://diaspora.kqz-ks.org ose përmes postës në kutinë postare të KQZ-së”.

Siç bën të ditur, KQZ-ja gjatë kësaj periudhe, në momentin e regjistrimit votuesit mund të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit:

Të votojë fizikisht në njërën nga përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës;duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ -së në Kosovë; duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja jashtë Kosovës.
“Në rast të plotësimit të numrit maksimal të votuesve në përfaqësi diplomatike, sipas parimit të kohës së aplikimit, aplikuesi do të udhëzohet për regjistrim për mënyrat e tjera të votimit përmes postës”.

KQZ-ja ka inkurajuar të gjithë shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u bërë pjesë e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës, fillimisht duke u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më vonë duke votuar.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *