Die. Nën 24th, 2024

Zgjedhjet lokale, 29 subjekte politike aplikuan në KQZ

Subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e tetorit i ka mbetur vetëm edhe dita e nesërme për të aplikuar në Komisionin Qendror Zgjedhor.

KQZ po punon edhe gjatë ditëve të vikendit për të pranuar aplikimet e subjekteve politike për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

ADVERTISING

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tregon se KQZ-ja ka pranuar 29 subjekte politike, ku gjatë nga ato janë parti politike, dhjetë janë iniciativë qytetarë dhe trembëdhjetë të tjerë janë kandidatë të pavarur.

Po ashtu, ai shton se numri total i këtyre subjekteve janë 34 kandidatë për kryetarë të komunave, si dhe 474 kandidatë për kuvende komunale.

Elezi: KQZ ka pranuar 34 kandidatë për kryetarë të komunave

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar nga ana e 29 subjekteve politike prej tyre 6 janë parti politike, 10 iniciativa qytetare dhe 13 kandidatë të pavarur. Në përgjithësi numri i kandidatëve të cilët përcaktojnë këto subjekte politike është 34 kandidatë për kryetarë të komunave të ndryshme, si dhe 474 kandidatë për kuvende të ndryshme komunal. Afati i aplikimit të subjekteve politike, pra dhe njëkohësisht për të dorëzuar listën me emrat e kandidatëve është data 16 gusht dhe deri në orën 16:00, KQZ do të presë aplikimet e subjekteve politike,” shton ai.

Elezi shton se deri në mesditën e sotme KQZ ka pranuar rreth 6.000 aplikime nga diaspora, ku nga ato janë aprovuar rreth 5340 aplikacione dhe 600 aplikime të tjera janë të refuzuara.

Elezi: 6000 qytetarë kanë aplikuar nga diaspora

“Deri në mesditën e ditës së diel shërbimi votues i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës të rreth 6000 qytetarëve, prej tyre ka aprovuar rreth 5340 aplikacione, ndërkaq rreth 600 të tjera kanë statusin momental të refuzimit. Në këto raste shërbimi votues ka komunikuar më këta aplikues dhe i ka njoftuar për dokumente shtesë të cilat duhet t’i bashkëngjisin në mënyrë që aplikimi i tyre të konsiderohet i kompletuar. Afati i fundit për të paraqitur aplikimet për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës është data 18 gusht dhe vetëm atëherë do të dimë numrin e saktë të aplikuesve jashtë vendit,” deklaron ai.

Sipas tij, të gjithë këta aplikues të cilët regjistrohen suksesshëm si votues nga diaspora, do të mundën të votojnë më një datë tjetër që fillon nga 15 shtatori, kurs Komisioni Qendror i Zgjedhje këto do t’i pranojë me datën 15 tetor.

Elezi: Mënyra e zgjedhjeve për diasporë është e njëjtë sikur vitet e kaluara

“Të gjithë këta aplikues që arrijnë të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës do të munden të votojnë në një fazë të mëvonshme përmes postës e cila fillon me datë 15 shtator, fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu me datë 15 tetor. Mënyra e votimit përmes postës është e njëjtë sikurse në zgjedhjet e kaluara lokale si dhe parlamentare, natyrisht se këto janë zgjedhjet lokale dhe qytetarët pra këta votues që regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës duhet të plotësojnë dy fletëvotime sepse janë zgjedhjet për kryetarë komunash dhe kuvende komunale,” tregona ai.

Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim deri të dielën, ora 14:00:

PARTITË POLITIKE

1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;

2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;

3. Partia Ura ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Mitrovicë të Jugut;

4. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet Kuvend Komunal në Prizren;

5. Organizata Balli Kombëtar Demokrat ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Podujevë;

6. Srpska Lista ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune (Graçanicë, Partesh, Shtërpcë, Zubin Potok, Leposaviq, Novobërdë, Zveçan, Mitrovicë e Veriut, Obiliq, Kllokot, Ranillug) dhe për Kuvende Komunale (Partesh, Pejë, Prishtinë, Zubin Potok, Graçanicë, Lipjan, Leposaviq, Rahovec, Zveçan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kllokot, Novobërdë, Obiliq, Ranillug, Shtërpcë, Vushtrri, Klinë, Mitrovicë e Veriut, Skënderaj);

INICIATIVAT QYTETARE

1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;

3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;

4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;

5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;

6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;

7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;

8. Iniciativa Qytetare për Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

9. Iniciativa e Therandës ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Suharekë;

10. Iniciativa Qytetare Mogillë – Kllokot ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Kllokot;

KANDIDATËT E PAVARUR

1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;

2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;

3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;

4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;

6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;

7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;

8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;

9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;

10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj;

11. Milazim Lushaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Kuvend Komunal në Prizren;

12. Rufki Suma ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Hani i Elezit;

13. Duško Maksimović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Graçanicë;

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *