Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Artan Grubi ka votuar në shkollën fillore “Petar Zdravkovski”.
Pas votimit, ai dha një deklaratë para mediave.
Ai tha se BDI-ja po triumfon me vota të diasporës.
“Është ditë jashtëzakonisht për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se shqiptarët dhe të tjerët, do të përcaktohen për të ardhmen evropiane të vendit tonë.
Rezultatet e votimeve në diasporë janë jashtëzakonisht pozitive, fitore gati se 5 me 1 në favor të kandidatit tonë, Bujar Osmani”, ka thënë ai