Enj. Sht 19th, 2024

Zhvillime në PD/ Kryesia e Bashës i merr vulën e partisë Gazment Bardhit

Kryesia e PD që mbështet Lulzim Bashën ka vendosur që t’i heq vulën e partisë Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi. Edhe pse për mediat nuk është bërë e ditur që PD të ketë zhvilluar një mbledhje Kryesie, vendimi mban datën e 18 Korrikut.

Në vendimin që mban firmën e 17 anëtarëve, thuhet se pasi Bardhit i hiqet e drejta për të administruar vulën e PD, kjo kompetencë i kalon Sekretarit për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa. Sipas vendimit, ky ka qenë propozimi i 1/5 së anëtarëve të Kryesisë.

Një vendim i tillë vjen pasi një grup deputetësh janë shprehur kundër zgjedhjeve për kryetarin e ri më 29 Korrik, ku kandidon Lulzim Basha dhe Gjergji Hani. Po ashtu, vendimi i Kryesisë së PD u bë publik vetëm pasi Bardhi njoftoi se brenda kësaj jave do të mblidhte Këshillin Kombëtar për të diskutuar mbi zgjedhjet e 29 Korrikut.

Duket se lëvizjet brenda PD zyrtare po e thellojnë edhe më shumë përçarjen brenda tyre, por dhe brenda PD në tërësi, përfshirë edhe me atë të Berishës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *