Sht. Nën 23rd, 2024

Zhvillimet në veri, deklarohet KFOR-i

Ka më shumë se 24 orë që kur rrugët në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë janë të pakalueshme.

Ato i kanë bllokuar qytetarët serbë me kamionë e vetura në shenjë pakënaqësie me vendimin e Kosovës për reciprocitet në targa ndaj Serbisë.

Në veri po qëndron edhe njësiti special i Kosovës. E situatën po e vëzhgon edhe KFORI.

Nga kjo trupë e armatosur ndërkombëtare se situata është stabile atje.

“KFOR -i vazhdon të zhvillojë aktivitetet e tij në përputhje me mandatin e tij në OKB – që rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Reciprociteti nënkupton që veturat me targa të lëshuara nga Serbia për të hyrë në Kosovë duhet t`i heqin dhe zëvendësojnë ato me targa të përkohshme RKS.

Për skena të tilla, kur shoferët janë detyruar të veprojnë kështu, media ka raportuar gjatë gjithë ditës dje e sot.

Reciprociteti është kundërshtuar ashpër në Serbi.

Në konferencën për media pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar Kosovën të tërheq të gjitha trupat nga veriu dhe të dialogojnë.

Në të kundërtën paralajmëroi masa, pa u lëshuar në detaje.

“Ne duam t’i ofrojmë kohë shtesë Prishtinës për të ndryshuar vendimet e tyre të këqija. Nëse jo, ne do të marrim masa”, u shpreh Vuçiq.

Ndryshe nga ai, kryeministri kosovar Albin Kurti e ka mbrojtur vendimin e marrë nga ministri i kabinetit të tij, Xhelal Sveçla.

Kreu i ekzekutivit tha se masa e marrë nuk është marrë me dëshirë të Kosovës, por është imponuar nga Serbia.

“Si kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës ju siguroj se veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zbatimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë për qëllim të cenojnë të drejtën e lëvizjes së lirë qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot edhe nesër, qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm, të sigurt, të mbrojtur nga ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Ndërkohë, SHBA-ja dhe BE-ja u kanë bëjnë thirrje të dyja palëve për ulje të tensioneve.

Shoferët me targa të lëshuara nga Serbia, për targat e përkohshme, duhet të paguajnë 5 euro. Vlefshmëria e tyre është 60 ditë

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *