Mër. Nën 27th, 2024

Zhvillimet në veri, Osmani pret në takim komandantin e KFOR-it

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të siguruar mbarëvajtjen dhe sigurinë publike në gjithë territorin, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar dhe forcat e KFOR-it në Kosovë.

Tutje, Presidentja Osmani ka potencuar se zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës dhe se nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar, pa dallim përkatësie etnike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *