Për dallim nga komunat tjera në veri të vendit, në Komunën e Zubin Potokut gjendja është e qetë.
Atje nuk ka protestues, teksa njësitet e Policisë së Kosovës ndodhen në hyrje të komunës, raporton Indeksonline.
Ndërkohë, sot situata më e tensionuar ka qenë në Leposaviq.
Atje persona të maskuar kanë sulmuar gazetarët që ndodheshin për raportim.