Sot policia ka marrë informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, një person është sulmuar dhe kanosur nga kolegu i tij.
Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se rreth orës 15:00 është marrë informata se në Ministrinë e Ekonomisë, në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, zyrtari Alban Çollaku është sulmuar dhe është kanosur nga personi i dyshuar, Zv/Drejtori ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës Luan Morina.
“Personat e lartecekur janë sjellur në stacionin jugu dhe janë intervistuar, ku nga ana e hetuesit kujdestar janë njoftuar edhe hetimet Rajonale.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti Kanosje dhe pas procedurave policore personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndersa rasti I dedikohet hetimeve per procedura te metejme.
Aktualisht policia ka nisur një hetim preliminar lidhur me rrethanat e këtij rasti, me qëllim ndriçimin e plotë të ngjarje.