Hën. Dhj 23rd, 2024

Zv/ministri i ri i MINT-it thuhet së ishtë i dënuar për keqpërdorim, Kurti: Ende nuk është shqyrtuar rasti

Ndonëse kanë mbetur edhe pak javë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka bërë ndryshime në ekzekutivin e tij.

Ai ka liruar nga detyra Resul Makreshin, zëvendësministrin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vendimin e siguruar nga Indeksonline sqarohet se Makreshi, që vije nga komuniteti ashkali, është i obliguar të bëjë deklarimin ẹ pasurisë, në Pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Ndërsa në vend të tij, është emëruar Agim Hyseni.

Gjatë ditës së sotme në një konferencë për media kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se ende nuk kanë arritur ta shqyrtojnë atë se çka thuhet për zëvendësministrin e ri.

“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në Qeverinë tonë unë jam në koalicion. Prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrin veprimin apo vendimin adekuat. Por, tash nuk mund të flasë për këtë gjë. Porsa e emëruam atë”, ka deklaruar Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *