Sht. Nën 23rd, 2024

Zyra e Sekretarit amerikan shpërndan thirrjen e Osmanit për eliminim të dhunës seksuale në konflikte

Zyra e Sekretarit amerikan të Shtetit, për Çështjet Globale të Grave ka shpërndarë thirrjen e presidentes Vjosa Osmani, për të eliminuar dhunën seksuale në konflikt.

Presidentja Osmani dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, deklaroi se nderon guximin dhe qëndrueshmërinë e të gjithë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo ka ndarë pjesë të fjalimit të saj në Këshillin e Sigurimit, ku pranë vetes kishte gra të fuqishme të Kosovës, që u mbijetuan tmerreve serbe gjatë luftës.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës Seksuale në Konflikt, ne vazhdojmë të nderojmë guximin dhe qëndrueshmërinë e atyre që kanë duruar tmerre të papërshkrueshme nën regjimin gjenocidal të Millosheviqit. Këto gra dhe burra të guximshëm na kujtojnë detyrën tonë të përbashkët për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si një armë lufte. Sot, ne shohim të mbijetuar në Kosovë që e transformojnë dhimbjen e tyre në veprim të fuqishëm, duke frymëzuar të tjerë të panumërt në kërkimin e drejtësisë. Angazhimi ynë është i palëkundur: duhet t’i nxjerrim autorët para drejtësisë dhe të sigurojmë që mizori të tilla të mos përsëriten kurrë!” shkroi Osmani.

On this International Day for the Elimination of Sexual Violence in Conflict, we continue to honor the courage and resilience of those who have endured unspeakable horrors under Milosevic’s genocidal regime. These brave women and men remind us of our shared duty to end the use of… pic.twitter.com/2wDT55IVCX

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 19, 2024

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *