Pre. Sht 20th, 2024

Zyrapi thotë se mori kërcënime pas luftës për shkak se ishte ish-oficer në Armatën Jugosllave

Bislim Zyrapi gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka deklaruar se gjatë kohës së pasluftës kishte marrë kërcënime, por që nuk e dinte se kush i bënte ato. Madje, ai për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) kishte thënë se mendonte që ato kishin të bënin me faktin se kishte qenë ish-oficer në Armatën Jugosllave.

Fillimisht, këtë deklaratë të dhënë për ZPS-në, e paraqiti në sallën e gjyqit gjatë kundërpyetjeve të tij, avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.

“Ju keni thënë që keni marrë kërcënime pas luftës dhe keni thënë se nuk e dini se kush ua bënte këto kërcënime, por mendoni se ka të bëjë me faktin se jeni ish-oficer i Armatës së Jugosllavisë”, tha Mishetiqi, për çka dëshmitari Zyrapi u përgjigj duke thënë “E saktë është, po”.

Zyrapi gjithashtu pohoi se i ka thënë ZPS-së se këto shqetësime sa i takon sigurisë së tij nuk ia kishte treguar Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) në atë kohë.

Dëshmitari tha se ZPS-së i kishte thënë se këto shqetësime për sigurinë e tij nuk i kishte përmendur me ish-kolegët e Shtabit të Përgjithshëm, të cilët kishin qenë edhe pjesë e Qeverisë së Përkohshme.

Gjithashtu, ai tha se qëndron fakti se këto shqetësime nuk i ka përmendur fare pavarësisht faktit se e dinte që ai nuk ishte vetë kolaboracionist dhe se kishte dhënë një kontribut të konsiderueshëm gjatë kohës së luftës në UÇK.

Më pas, Mishetiq lexoi një pyetje dhe përgjigje në mes ZPS-së dhe dëshmitarit lidhur me këtë çështje.

“Pyetja është kjo: E po, atëherë t’ju pyes së çfarë bënte Qeveria e Përkohshme, e di se janë barët sa u takon posteve, por këta ishin njerëz të cilët ju keni punuar nga afër dhe kishin pushtet. Ku ishin këta njerëz? Dhe ju jeni përgjigjur: Unë nuk e di se çfarë lloj pushteti kishin”, tha Mishetiq duke lexuar deklaratën e dëshmitarit dhënë për ZPS-në.

Pas kësaj, Mishetiq kërkoi shpjegim nga Zyrapi se pse kishte vënë në dyshim se anëtarët e Qeverisë së Përkohshme e kishin pushtetin për të ndaluar këto kërcënime që i bëheshin atij.

“Po, është e saktë se është e vërtetë se Qeveria ishte në formim, por pushtetin nuk ka mujt me shtri ose me e pas një autoritet se institucionet civile nuk ishin të ndërtuara nëpër nivelet komunale ose në të gjitha nivelet ku mund të punonin me Qeverinë e Përkohshme. E dyta; duhet të dihet që një pjesë e madhe, edhe pse UÇK -ja ishte në procesin e transformimit të saj duke u marrë prej qershorit deri në shtator e ka pas periudhën e transformimit të saj që është punu në atë drejtim dhe normalisht si Qeveri nuk ka pas mundësinë as të ketë një autoritet të shtrijë se është dashur t’i ketë resurset e saj, t’i ketë edhe vendet, t’i ketë edhe ndërtimin e vijës institucionale nga lartë-poshtë domethënë nga Qeveria deri në nivelet lokale-komunale”, tha ai.

Pra, nënkupton për ta pasur autoritetin dhe kontrollin në këto nivele.

“Duke marrë parasysh se në atë kohë ishte edhe KFOR-i që e kishte një autoritet më të lart të sigurisë së Kosovës, nuk e kishte mundësinë që t’i ketë të gjitha mundësitë e kontrollit që të ketë një autoritet të plotë të kontrollit në territorin e Kosovës. Domethënë, shkurt në këto pikëpamje”, u përgjigj Zyrapi.

Më pas, dëshmitari u pyet se a kishte menduar se UNMIK-u e kishte autoritetin dhe mundësinë t’i ndihmonte.

“Në periudhën e ‘99-ës edhe UNMIK-u ishte në procesin e formimit të administratës së përkohshme se sa ka mund të ndihmonte nuk mund të jap mendimin për këtë se ishte një organizatë ndërkombëtarë dhe i ka sektorët e veta dhe të drejtat e veta. Nuk e di sa ka mujtë me hy në ato, por në këto momente po folim për ‘99-ën si periudhë ka qenë e tillë dhe sidomos për Qeverinë e Përkohshme nuk ka mujtë të ketë një kontroll të plotë”, u përgjigj dëshmitari Zyrapi.

Pos kësaj, Mishetiq i tha dëshmitarit se për ZPS-në kishte deklaruar se nuk e dinte se kush i shkruante komunikatat, pasi që nuk ishte në përgjegjësinë e tij. Por, që përgjigja e dëshmitarit më pas nuk u dëgjua.

Por, ai tha që është e saktë ajo që i ka thënë ZPS-së se kur ishte kyçur në UÇK nga fundi i majit të ‘98-ës deri në shtator të ‘98-ës e kishte vërejtur se stafi lokal dhe ushtarët ishin më së shumti nga LDK-ja.

Megjithatë, Mishetiq i prezantoi një listë emrash dëshmitarit dhe kërkoi të tregonte se cilët prej tyre ishin persona që kanë qenë pjesë e UÇK-se e që përpara kësaj ishin oficerë të Ushtrisë Jugosllave.

Për Skender Hoxhën, Kadri Kastratin, Mahir Hasanin nuk u dëgjua përgjigja e dëshmitarit. Mirëpo, për Nehat Bashën, Gëzim Hazrollin, Mark Shalën, Agim Çekun, Naim Malokun, Salih Veselin, Agim Qelën, Aziz Hysenin, Hysni Ahmetin, Enver Aruçin, Shaban Dragajn, Ramë Arifajn, Idriz Shabanin e disa të tjerë, dëshmitari pohoi se ishin ish-oficerë në armatën Jugosllave.

Madje, në këtë listë, dëshmitari shtoi edhe disa persona të tjerë.

“Kurtesh Fondaj, Agim Kuçi, Nebih Krasniqi, pastaj Rrustem Tetën, Shemsedin Çekun dhe kemi… këta janë nga fillimi e gjer në fund. Ka pas edhe tjerë që tash për momentin të gjithë këta emra nuk mund t’i mbaj mend”, tha ai.

Zyrapi shtoi se nuk di ndonjë rast që ndonjë ish-oficeri të Armatës Jugosllave i është mohuar kyçja në UÇK.

Ndërsa, si ish-oficer të Ushtrisë së Shqipërisë të cilët ishin pranuar në UÇK, dëshmitari përmendi Tahir Sinanin, Bardhyl Tahirin, Adem Shehu, e të tjerë.

Me kaq përfunduan pyetjet e avokatit Luka Mishetiq për të vazhduar pas pushimit me mbrojtjen e Selimit përmes avokatit Ben Emmerson.

Para se të shkohet në pushim, seanca kaloi në sesion privat me kërkesën e Mishetiq për të diskutuar lidhur me një çështje.

Zyrapi pohon se ZPS-së i ka thënë se sa ishte në Shqipëri s’ka dëgjuar se është ndaluar dhe arrestuar dikush

Zyrapi ka pohuar se për Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), kishte thënë se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri nuk kishte dëgjuar asnjëherë të ishte ndaluar ndonjë njeri apo të jetë arrestuar dikush atje.

“Po, e saktë”, tha dëshmitari por që përgjigja e tij nuk u dëgjua por u pa pohimi me kokë kur u pyet se a i kishte thënë ZPS-së se nuk kishte pasur dijeni për burgje në Shqipëri.

Nuk u dëgjua përgjigja e dëshmitarit edhe kur iu vu në pah edhe dëshmia e tij për ZPS-në kur kishte thënë se i kujtohet një rast ndalimi në Cahan e që i ndaluari quhej Tomor Buza për të cilin Zyrapi kishte ndërhyrë bashkë me komandant ‘Plakun’ për ta liruar.

Përpara kësaj, dëshmitari pohoi se në prill-qershor të vitit 1999 kishte qëndruar në Shqipëri dhe gjatë kësaj periudhe kohore kishte vizituar bazat stërvitore që përdoreshin atje duke përfshirë edhe atë të Kukësit për të cilën tha se ka qenë e logjistikës.

“Baza e Kukësit nuk ka qenë bazë stërvitore, ka qenë bazë e logjistikës”, tha ai.

Zyrapi tha se operacionin ‘Shigjeta’ e kishte komanduar ai nga Shqipëria ndërsa në Kosovë ishte nën komandën e Agim Çekut.

“Kështu operacionin e kam komandu unë në Shqipëri e brenda Shtabi i Përgjithshëm, z.Agim Ceku”, tha dëshmitari.

Zyrapi tha se ky operacion kishte filluar më 9 prill në Koshare ndërsa në drejtimin e dytë më 26 maj.

“Ka fillu më 9 prill në Koshare në drejtimin e parë, ndërsa drejtimi i dytë me 26 maj”, tha Zyrapi.

Gjithashtu, Zyrapi pohoi se pas konsultimit dhe aprovimit me zëvendëskomandantin Sokol Bashota dhe komandantin e Përgjithshëm të ucl-së, filloi përpilimi i operacionit ‘Shigjeta’. Si rrjedhojë, ai pohoi se ky operacion po përgatitej më muaj përpara krijimit të Qeverisë së përkohshme. / Betimi për Drejtësi

Mos i humb
Një veturë e FSK-së përfshihet në një aksident trafiku në kryeqytet (Foto)
“Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vjet më parë
“I ke 30 minuta… Koha po kalon, kanë mbetur dhe 28 minuta”/ Kush është komandanti gjerman, që i dëboi nga Prizreni ushtarët serbë?
Shoferi i dehur gjobitet 2 herë, brenda pak minutash, për tejkalim shpejtësie
Hajdari: Roli i Avokatit të Popullit të mos involvohet në procedura gjyqësore
AKB: Rreth 40 për qind të bizneseve s’e përdorin arkën fiskale në mënyrën e duhur
1
2

Të fundit nga Lajme
17:00 / E Hënë, 08 KorrikTë moshuarit që vrau gruan me sëpatë në Prishtinë, Apeli ia vërteton dënimin prej 35 vjetësh burgim16:46 / E Hënë, 08 KorrikDumani: Kemi kërkur ekstradimin e 7 personave të inkriminuar që fshihen në Dubai16:38 / E Hënë, 08 KorrikShBA-ja i kërkon Serbisë të përfundojë hetimin për vrasjen e vëllezërve Bytyqi16:22 / E Hënë, 08 KorrikKryeministri i ri maqedonas takohet me Richard Grenell16:20 / E Hënë, 08 KorrikAgjencia e Statistikave të Kosovës më 12 korrik publikon të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë16:00 / E Hënë, 08 KorrikHoxha: Është në dëm të Hajrizit largimi nga Smrekonica, i humb disa benefite ligjore

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *