Enj. Sht 19th, 2024

Zyrtari i lartë i NATO-s nis vizitën në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e djeshme të qeverisë, tregoi se çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër, diskutohet gjithnjë në takimet që ka me me zyrtarë të ndryshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s.

“Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, javën e kaluar në harkun kohor të pak ditëve mysafir i kemi patur në Kryeministri, shefin e Agjencisë Qendrore për Inteligjencë, William Burns dhe admiralin Stuart Munsch cili është komandant i forcave të përbashkëta aleatë të NATO-s në Napoli. Mbështetja e tyre është e palëkundur, bashkëpunimi i gjerë dhe i fuqishëm kurse përkushtimi i përbashkët është serioz dhe produktiv në shërbim të paqes dhe sigurisë të cilat ecin paralelisht me sundimin e rendit dhe ligjit si dhe progresin demokratik dhe ekonomik”- ka deklaruar Kurti.

Kreu ekzekutiv njoftoi se sot për vizitë në Kosovë do vie Thomas Goffus, ndihmës sekretari për operacione i NATO-s.

“Ndërkaq javën e ardhshme do t’i mirëpresim dy ministra të jashtëm të dy shteteve anëtare të NATO-s” është shprehur ai.

Kurti thotë se në të gjitha këto takime diskutohet edhe çështja e hapës së urës qendrore mbi lumin Ibër.

“Në të gjitha këto takime natyrisht diskutohet edhe çështja e hapjes së urës qendrore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për të cilën jemi duke i bërë të gjitha konsultimet e nevojshme si dhe punët tona të shtëpisë, si për shembull trajtimi i draftit preliminar për qëndrueshmërinë fizikë të urës teksa presim raportin final, e deri të përgatitjet për rregullimin e pamjes dhe pastrimin e mjedisit rrotull. Hapja e urës është liri e lëvizjes e liria e lëvizjes është e drejtë themelore si në Kosovë por edhe në Bashkimin Europian”- theksoi Kurti.

Gjatë vizitës së tij në SHBA me rastin e Konventën Kombëtare Demokratike, teksa ka diskutuar me senatorë e kongresistë për sulmin terrorist në Banjskë, Kurti tha se nga ata ka kërkuar që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore “për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste të Beogradit dhe individëve përkatës e përgjegjës”.

“Para katër ditësh u mbushën 11 muaj nga agresioni i Serbisë ndaj vendit tonë, kur u vra rreshteri i Policisë së Kosovës tashmë heroi ynë, Afrim Bunjaku. Për këtë sulm, Serbia ende nuk është mbajtë përgjegjëse dhe vijon të mos dorëzoj drejt autoriteteve tona, kryekriminelin e saj Millan Radoiçiq. Edhe gjatë qëndrimit në SHBA në takimet me senatorë e kongresistë, kërkova që të ketë më shumë trysni nga bota perëndimore e demokratike për vënie para drejtësisë kundrejt akteve terroriste të Beogradit dhe individëve përkatës, përgjegjës”, ka thënë kryeministri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *